Lubonja, krimi ka blerë këtë klasë politike

Lubonja, krimi ka blerë këtë klasë politike Fatos Lubonja

‘Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet’, tha analisti Fatos Lubonja në emisionin Real Story në News24. Lubonja sqaroi se si ka hyrë krimi në politikë dhe se si po pastrohen paratë e pista me leje ndërtimi.

Lubonja tha se kriminelët nuk janë “njerëz pasivë që i zgjodhi partia dhe i gjeti atje. Këta janë dhe aktivë. Fillimisht me korrupsionin e tyre, me paratë që kishin, kanë shkuar, kanë blerë këtë klasë politike. Pastrimi i politikës nga kriminelët në politikë nuk zgjidhet duke u përqendruar tek kryetari i partisë dhe tek ai që i ka zgjedhur.

Politikanët marrin një rrogë modeste, normale 1000 euro, 1500 euro për shërbimin që i bëjnë publikut dhe paguhen njëkohësisht me vila, me shifra të pallogaritshme nga këta lloj njerëzish. Pyetja është thjesht për kë do punojnë këta për rrogën 1 mijë euro apo për 100 mijë euro apo për vilat”.

Një shembull se si krimi është i lidhur me politikën janë lejet e ndërtimit:

“Këto kulla që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse pastrim parash të pista të njerëzve të krimit. Lejet e ndërtimit që marrin këta janë prova më skandaloze e asaj që thashë që këtu shteti punon për mafien e krimin.”

Qeveria Rama në ndryshim nga qeveritë e tjera e nxorri krimin në plan të parë:

“Faza ‘Rama’ është një hop cilësor, në qoftë se krimi ishte i shpërndarë, ndoshta i lënë në kategorinë B, qëndronte pak nëntokë dhe nuk guxonte të dilte në publik, në skenë, e ka çuar në këtë fazë ku krimi përfundimisht e ka vënë përfund shoqërinë shqiptare.”

Të njëjtin qendrim mbajtën edhe analistët Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Vasjari. Agron Gjekmarkaj u shpreh se intelektuali është larguar nga partia dhe në vend të tyre janë “ulur horrat në politikë, sepse prodhojnë para”.

Ndërsa Arjan Vasjari u shpreh se rasti i Lefter Allës “ngre pyetjen mbi PS si strukturë”. Ai u shpreh se zgjidhja e vetme është që “PS që të futet përmes një ligji elektoral, në një përplasje të ndershme politike në alternativën e saj”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme