Oscar 2020, filmi Joker pretendenti kryesor

Nga Exit News
Oscar 2020, filmi Joker pretendenti kryesor

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli dje kandidaturat për çmimet Oscar, ku Filmi Joker, me aktor kryesor Joaquin Phoenix është pretendi kryesor. Ai kandidon në 11 kategori, ndër të tjera; Filmi më i Mirë, Aktori më i Mirë në rol kryesor, Regjisori më i Mirë, Skenari më i Mirë i përshtatur dhe Kinematografia më e Mirë.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve do të mbahet me 9 shkurt.

Në kategorinë e Aktores më të Mirë në rol kryesor kandidojnë Scarlett Johansson, Saoirse Ronan, Charlize Theron, Renee Zellweger dhe Cynthia Erivo, ndërsa për kategorinë Aktori më i Mirë në rol kryesor, kandidatët janë Antonio Banderas, Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Joaquin Phoenix dhe Jonathan Pryce.

Për kategorinë e Filmit më të Mirë kandidojnë the Irishman, Jojo Rabbit, Joker, Little Womern dhe Marriage Story.

Filmi The Irishman, me regjisor Martin Scorcese, ku luajnë Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino, kandidon në 10 kategori. Filmat Once upon a Time in Hollywood dhe 1917, një film për Luftën e Parë Botërore nga regjisori Sam Mendes, kandidojnë në 10 kategori secili.

Ndërkohë, Parasite, film i zhanrit thriller, i regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon Ho, kandidon në gjashtë kategori, përfshirë Filmi më i Mirë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme