Pas Lulzim Berishës, lirohet nga burgu dhe drejtuesi tjetër i Bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Pas Lulzim Berishës, lirohet nga burgu dhe drejtuesi tjetër i Bandës së Durrësit, Endrit Dokle Endrit Dokle

Gjykata e Krujës liroi sot nga burgu Endrit Doklen, një prej drejtuesve të bandës famëkeqe të Durrësit, dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi për lirimin e tij u mor nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Gjyqtarja Hoxha ka pranuar kërkesën e Dokles për ta konvertuar dënimin e përjetshëm në dënim 25 vjeçar, dhe pranoi kërkesën për tu lënë i lirë pasi ka kryer ¾-ën e dënimit 25 vjeçar.

Gjyqtarja justifikoi vendimin e saj dhe me faktin se i burgosuri kishte siguruar një kontratë pune në firmën Mateo Konstruksion, në pronësi të Agim Cakos.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e Dokles për rrëzimin e dënimit të përjetshëm duke e lënë në fuqi atë, por duket se gjyqtarja Hoxha e ka shkelur këtë vendim.

Vendimi i gjyqtares Hoxha është kundërshtuar menjëherë nga Prokuroria e Krujës, e cila e quan të paligjshëm lirimin e Endrit Dokles. Prokuroria deklaroi se do ta apelojë këtë vendim dhe do të kërkojë rikthim e Dokles në burg.

Endrit Dokle është i dyti i dënuar nga banda e Durrësit që lirohet nga burgu, me një vendim të dyshimtë gjykate.  Lulzim Berisha u lirua nga burgu në vitin 2016, nga Gjykata e Apelit të Durrësit, pasi kishte siguruar një kontratë punë në Bashkinë Durrës, që në atë kohë drejtohej nga Vangjush Dako.

Endrit Dokle njihet si një prej drejtuesve të Bandës së Durrësit, që vepronte që prej vitit 1994.

Endrit Dokle, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës, janë dënuar për dhjetra vrasje në Tiranë e Durrës, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qeniesh njerëzore.

Madje Dokle, përveç dënimeve të përjetshme për vrasjet e atentatet, ishte dënuar  edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.

Dokle ishte i vetmi anëtar i bandës së Durrësit dënuar me dënim të përjetshëm.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha që liroi Doklen, njihet dhe për marrjen e vendimeve për lirimin nga burgu të Ilir Pajës, dënuar për vrasje, plagosje e trafik droge, dhe Genc Tafilit, dënuar me 25 vjet burg për  bashkëpunim në vrasjen e kolonel Arben Zylylftarit.

Gjyqtarja Hoxha nuk është përballur ende me proesin e vetingut.

8 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme