PD 4 kërkesa qeverisë për banorët e Thumanës të mbetur pa strehim

PD 4 kërkesa qeverisë për banorët e Thumanës të mbetur pa strehim

Partia Demokratike i ka kërkuar sot qeverisë që të sigurojë strehim të denjë për rreth 100 familje në Thumanë, të cilët kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të detyruar të largohen nga hotelet ku janë strehuar deri më 3 janar dhe me një bonus qiraje prej vetëm 30 mijë lekësh të vjetra dhënë nga bashkia, banorët paralajmëruan nisjen e një greve urie në rast se shteti nuk i përgjigjet thirrjes së tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër me katër kërkesa të banorëve të Thumanës, qeverisë dhe Bashkisë Krujë. Plotësimi i kërkesave do të shmangtte grevën e banorëve.

Kërkesat e banorëve janë:

1-   Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.

2-   Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këto familje, deri në sistemimin e tyre në banesat e reja.

Deri sa të gjehen ambiente të përshtatshme për to, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen.

Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë pasi bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët. Për familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, Bashkia të bëjë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë, ndërsa familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, të ndihmohen nga autoritetet lokale.

3-  Banorët e strehuar nëpër hotele duhet të ndihmohen nga përfaqësues të shtetit për të plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të marrë kompensimin e plotë të banesave dhe gjithçka që kanë humbur brenda tyre.

4-  Autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku po strehohen.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme