PD i kërkon informacion Prokurorisë së Dibrës për Dosjen “184”

PD i kërkon informacion Prokurorisë së Dibrës për Dosjen “184”

Partia Demokratike i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Dibrës për hetimet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016, e njohur deri tani në media si Dosja 184.

Hetimet për dosjen 184 i kaluan në shtator të 2019 prokurorisë së Dibrës. Dy prokurorët e çështjes, në shtator 2019, vendosën të shtynin hetimet e dosjes me tre muaj. Por pavarësisht se afati ka kaluar, ende nuk ka asnjë informacion nga prokuroria mbi këto hetime.

Hetimet mbi dosjen “184”

Në qershor 2019 Gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet e prokurorisë që tregonin shit-blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe frikësimin e nëpunësve të administratës për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama në zgjedhjet vendore 2016.

Këto përgjime treguan disa telefonata të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe të administratës civile, deputetëve të PS-së, ministrave të qeverisë Rama dhe të vetë Kryeministrit Rama, si dhe të personave me të shkuar dhe aktivitete të dyshimta, të cilët duket se flisnin për disa veprime të dënueshme me ligj.

Bisedat e tyre përfshinin dyshime për blerjen e votave, frikësimin e votuesve, kërkesa joligjore për kontroll të votuesve përmes dokumenteve të identifikimit, shantazhin për heqje nga puna, premtime për punësim dhe ngritje në detyrë etj.

Kjo dosje u hetuan nga prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rreth tre vjet. Në 2019, prokurorët e krimeve të rënda shpallën moskompetencën e tyre për të vazhduar hetimet dhe ndërprenë hetimet.

Ata arritën në përfundimin se kjo çështje nuk i përkiste atyre, pasi provat nuk tregonin një “grup të strukturuar kriminal” të përfshirë në shitblerje votash.

Për këtë arsye në gusht 2019, u vendos kalimi i kësja dosje nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Kalimi i dosjes në prokurorinë e Dibrës u bë në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të praktikave të mëparshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kalimin e hetimeve tek Prokuroria e Dibrës, u bë pa marrë miratimin e gjykatës, çfarë përbën shkelje të ligjit.

Exit.al e ka shpjeguar më gjerë këtu se pse transferimi i hetimit u bë në shkelje të ligjit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme