PD, Kolegji i Kryetarëve propozon protestë për një vjetorin e dorëzimit të mandateve

PD, Kolegji i Kryetarëve propozon protestë për një vjetorin e dorëzimit të mandateve Kryetari i PD-së Basha dhe drejtues të tjerë.

Në një vjetorin e vendimit për lënien e mandateve të deputetëve të opozitës, kjo e fundit mund të organizojë një protestë.

Në mbledhjen e djeshme të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, mediat kanë raportuar se ka pasur propozime për zhvillimin e protestës në shkurt.

Propozimi do të diskutohet në Kryesinë e PD-së dhe në ish-grupin parlamentar.

Më 18 shkurt 2019, të gjithë deputetët e partive të opozitës hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlament, në përgjigjetë thirrjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Si Basha, ashtu dhe Kryemadhi theksuan se dorëzimi i mandateve dhe dalja nga një kuvend me kriminelë, është rruga e vetme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjes së Shqipërisë.

Pas dorëzimit të mandateve, opozita e bashkuar zhvilloi një sërë protestash kundër qeverisë Rama.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme