Përplasja Iran-SHBA pasoja dhe në Shqipëri, drejtoria e anti-terrorit në gatishmëri

Nga Exit News
Përplasja Iran-SHBA pasoja dhe në Shqipëri, drejtoria e anti-terrorit në gatishmëri

Vrasja e gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani nga forcat amerikane në fillim të janarit, ka bërë që drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit shqiptar të vihet në gjendje gatishmërie.

Vigjilencë e veçantë po tregohet ndaj kampit në Manzë, ku strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë iranianë, njohur dhe si opozita e regjimit aktual në Iran.

Sipas Top Channel, autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë nga Shqipëria iranianin Ehsan Bidi, i larguar nga kampi i Manzës. Atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe autoritetet po përgatisin procedurat e largimit të tij.

Leja e qëndrimit i është refuzuar dhe irakenit Thamer Ali Radhi Zaidaëi, për të cilin vendet partnere kanë lëshuar sinjalizime për aktivitet të dyshimtë.

Po ashtu, policia po tregon kujdes të veçantë për vizitorët nga vendet e lindjes, si dhe emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme