Presidenti Trump përshëndet marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Presidenti Trump përshëndet marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve direkte mes tyre.

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti Trump u shpreh:

“Të gjithë thonin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit Robert O’Brien dhe ambsadorit Richard Grennell.”

Dje, më 20 janar, u Autoriteti kosovar i aviacionit nënshkroi marrëveshjen me kompaninë gjermane Eurowings të grupit Lufthansa për të rihapur linjën Prishtinë-Beograd. Të njëjtën marrëveshje e nënshkruan edhe autoritetet serbe.

Marrëveshja u nënshkrua në Ambasadën Amerikane në Berlin nën mbështetjen e Ambasadorit Richard Grenell dhe këshilltarit për sigurinë Robert C. O’Brien.

Marrëveshja u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti i Kosovës Thaçi dhe Kryeministri në largim i Kosovës Haradinaj.

Në 20 vite, autoritetet e aviacionit të Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur asnjëherë kontakte.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme