Prokuroria i merr shenjat e gishtave kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj

Nga Exit News
Prokuroria i merr shenjat e gishtave kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Prokuroria e Përgjithshme i mori sot shenjat e gishtave kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Shenjat e gishtave nevojiten për të verifikuar figurën e tij, pas akuzave nga opozita se ai ka qenë i dënuar në Greqi.

Prokuroria nisi verifikimet e figures së Ismailajt më datë 13 janar pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 Ismailaj është dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Këtë dënim kryebashkiaku Ismailaj e ka mohuar disa herë.

Mediat raportojnë se tashmë Prokuroria e Përgjithshme ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe formularin e dekriminalizimit që Ismailaj pati plotësuar përpara se të kandidonte në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ismailaj është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD për fshehje të dënimeve të marra në të shkuarën në formularët e dekriminalizimit.

Pas zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, PD ka denoncuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, ish-kandidatin për Bashkinë Shkodër, Valdin Pjetri, kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku dhe kryebashkiakun e Matit Agron Malaj.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme