Protesta e studentëve, kërkesat kryesore

Nga Exit News
Protesta e studentëve, kërkesat kryesore

Studentët e Universitetit të Tiranës po protestojnë para Kampusit Universitar, duke kërkuar zbatimin e Paktit të Universitetit. Protesta u organizua nga një organizatë e re e quajtur Rezistenca Rinore.

Një student u shpreh për televizionin A2 se kjo është një organizatë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të studentëve .

Disa studentëve u shprehën se asnjë nga pikat e Paktit për Universitetit nuk janë plotësuar. Për këtë ata paralajmëruan vazhdimin e protestave deri sa pakti të zbatohet.Studentët firmosën gjithashtu një peticion për rrëzimi  e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Exit News sjell më poshtë disa nga kërkesat e studentëve.

Uljen e tarifave të Universitetit

Disa studentë u shprehën në media se ata vazhdojnë të paguajnë tarifën e plotë në universitetet përkatëse. Sipas tyrë në mars të 2019 qeveria ka nxjerrë një VKM e cila ngushton rrethin e përfituesve të përgjysmimit të çmimit.

Rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara nga Karta e studentit

Studentët u shprehën se karta e studentit ofron ulje çmimesh në shërbime të cilat nuk janë në interest të studentëve. Ata kërkojnë që në kartën e studentit të përfshihen ulje çmimesh në librari, menca studentore, fotokopje etj.

Përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore

Studentët u shprehën se konviket vazhdojnë të jenë në gjendje të mjeruar. Ata kërkuan përmirësim të dhomave ku banojnë studentët. Disa studentë kërkuan dhe përmirësim të kushteve të auditoreve. Ata theksojnë se auditoret ku zhvillojnë mësim nuk kanë ngrohje, sistem ventilimi dhe as karrige mjaftueshëm.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme