Publikohen fotot e kryebashkiakut socialist duke përdorur drogë

Publikohen fotot e kryebashkiakut socialist duke përdorur drogë

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot foto të kryebashkiakut socialist që merr drogë në një ambient publik.

Disa foto dhe një video e shkurtër u bënë publike në emisionin e Enkel Demit “Abc-ja e Mëngjesit”. Videoja e plotë pritet të publikohet më vonë.

Faxweb.al ka shkruar se burime të sigurta për të ka thënë se kryebashkiaku në video është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Në nëntor 2019, djali i Allës u arrestua nga ana e policisë në Tiranë me një sasi droge në makinën e tij, por ngjarja u mbajt e fshehtë dhe ai u lirua.

Përdorimi i lëndëve narkotike nuk përbën vepër penale dhe nuk e pengon kryebashkiakun në mbajtjen e postit, por lëndët narkotike janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

Për më tepër, në rastin konkret, duket se vendi ku po konsumohet lënda narkotike është një ambient publik, çka e rëndon edhe më tej situatën e kryebashkiakut.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme