Qytetarët protestojnë para Bashkisë Korçë për mungesë ndihmash, tetë muaj pas tërmetit

Nga Stafi i Exit
Qytetarët protestojnë para Bashkisë Korçë për mungesë ndihmash, tetë muaj pas tërmetit

Një grup banorësh të fshatit Flloq protestuan sot para Bashkisë së Korçës, për mungesën e ndihmave pas tërmetit të 1 qershorit.

Më 1 qershor 2019, një tërmet me magnitudë 5.3 goditi zonën, duke shkaktuar dëme në mbi 100 shtëpi. Pesë tërmete të tjera u regjistruan në zonë, pas tërmetit fillestar.

Zonat më të goditura ishin fshatrat Floq dhe Dvoran dhe ndërsa askush nuk humbi jetën, një numër i qytetarëve raportuan lëndime dhe shumë u bënë mbetën të pastrehë.

Tetë muaj më vonë, disa nga qytetarët e prekur nga tërmeti thonë se nuk kanë para për të riparuar banesat e tyre dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë shtetërore, pavarësisht premtimeve. Ata thonë se ndërsa pronarët e shtëpive më të dëmtuara kanë marrë mbështetje financiare nga qeveria, të tjerët me më pak dëmtime nuk kanë marrë.

Një banor deklaroi se nuk ka marrë dëmshpërblim edhe pse qeveria vlerësoi se 50 përqind e shtëpisë së tij ishte dëmtuar.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme