SHBA-të kundër ‘turizmit të lindjeve’: kufizojnë hyrjen e grave që udhëtojnë për të lindur në Amerikë

SHBA-të kundër ‘turizmit të lindjeve’: kufizojnë hyrjen e grave që udhëtojnë për të lindur në Amerikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot zbatimin e politikave të reja për ta bërë më të vështirë hyrjen të grave shtatzëna që synojnë të lindin në SHBA, e si rrjedhojë fëmija të fitojë nënshtetësinë amerikane.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Departamenti i Shtetit “nuk do të lëshojë më viza të përkohshme vizitorësh të tipit (B-1 / B-2) për të huajt që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për ‘turizmin e lindjes’.”

Vizitorëve në SHBA do t’ju mohohet vizat e përkohshme nëse konstatohet se “qëllimi kryesor” i udhëtimit është marrja e nënshtetësisë amerikane për fëmijën përmes lindjes në Shtetet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e konsullatave amerikane nëpër botë do të kenë më shumë fuqi gjatë procesit dhënies së vizave dhe nëse ata dyshojnë se një grua shtatzënë po udhëton drejt SHBA-ve për të lindur atje, kanë të drejtë t’i mohojnë vizën. Megjithatë, në asnjë rast ata nuk duhet të pyesin aplikueset për vizë nëse janë shtatzënë, planifikojnë të mbeten shtatzënë për të lindur në Amerikë, apo të kërkojnë vërtetime mjekësore.

Megjithëse deklarata e Shtëpisë së Bardhë thoshte se ndryshimi i rregullit ishte “i domosdoshëm për të rritur sigurinë publike, sigurinë kombëtare dhe integritetin e sistemit tonë të imigracionit”, një zyrtar publik i pyetur nga media, nuk mundi të përshkruaj një shembull specifik të kërcënimit të sigurisë kombëtare që erdhi si rezultat i ” turizmi i lindjes “.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme