SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Nga Exit News
SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, për veprën penale ‘Mbajtje substancash narkotike’.

Ora News raporton se Prokuroria do të sekuestrojë videon e publikuar dhe më pas do të marrë në pyetje kryebashkiakun Alla.

Dje, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto dhe më pas konfirmoi për Abc News se kryebashkiaku i akuzuar se merr drogë është Lefter Alla, i Bulqizës.

Partia Demokratike reagoi pas publikimit të videos duke thënë se “ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”.

Kryebashkiaku Alla komentoi në Facebook se videoja ishte montazh. Ai mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.

2 komente

  1. Filan Fisteku 23 Janar, 2020 në 2:01 pm

    Nese Spak ngre akuz kunder Alles sipas nenit 283 atehere kjo eshte qesharake thesht per ta shpetuar nga dorheqja. Neni 283 thot qarte se konsumimi ose mvajtja ne sasi te vogla per konsum vetijak nuk perben veper penale. Ngjan e cuditeshme qe spak vrapon te ngrej ne akuz qe e di qe ne fillim qe nuk ka baze ligjore. Mbas disa muajsh do thuhet qe e hetoj spaku i nderkombetareve dhe doli qelibar si asnje tjeter. Bravo per skemen ulusi

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme