Tensionet Iran-SHBA, deputeti iranian ofron 3 milionë dollarë për vrasjen e presidentit Trump

Nga Exit News
Tensionet Iran-SHBA, deputeti iranian ofron 3 milionë dollarë për vrasjen e presidentit Trump

3 milionë dollarë dëmshpërblim ka ofruar një deputet iranian, Ahmad Hamzeh, për personin që vret presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Ende nuk dihet nëse ky është një dëmshpërblim dhe urdhër marrë nga shteti iranian si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të lartë Qasem Soleimani, apo është nismë personale e deputetit.

Sipas media AlJazeera dhe Russia Today, deputeti e premtoi shpërblimin në emër të  të popullit të zonës Kerman, ku dhe është varrosur gjenerali iranian.

Deputeti sygjeroi dhe që Irani të nisë prodhimin e armëve bërthamore për të mbrojtur veten:

“Nëse ne do të kishim armë bërthamore, ne do të mbroheshim nga kërcënimet. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e raketave me rreze të gjerë. Kjo është e drejta jonë.”

Deklaratave të deputetit Iranian iu përgjigj diplomati amerikan Robert wood, i cili e quajti planin e deputetit akt terrorist:

“Kjo është qesharake, po të jep ty përshtypjen e një akti terrorist, dhe ky lloj regjimi duhet të ndryshojë sjelljen e tij.”

Në fillim të janarit, forcat amerikane vranë në Irak gjenerali iranian Qasem Soleimani, i konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit fetar Ayatollah Khamenei.

Vrasja ka shkaktuar përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve. Irani zyrtar ka bërë thirrje për hakmarrje ndërsa SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Iraku.

Më 8 janar, Irani goditi me 22 raketa balistike dy bazat ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima mes amerikanëve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme