Tërmeti, familjet e strehuara në hotele duhet të dalin deri më 1 shkurt

Tërmeti, familjet e strehuara në hotele duhet të dalin deri më 1 shkurt

Qindra familje të strehuara në hotele pas tërmetit të 26 nëntorit, janë lajmëruar të lirojnë dhomat më 1 shkurt.

Banorët e Kurbinit, të strehuar kryesisht në hotelet e Shengjinit, deklaruan për Report TV, se përfaqësues të bashkisë i kanë lajmëruar për këtë vendim.

Shumë prej kryefamiljarëve shprehen se ende nuk kanë marrë bonus qiraje dhe nuk kanë gjetur shtëpi me qira.

“Kemi shkuar me apliku. Shtëpia është shumë e shtrenjtë, nuk e marrim dot me qira. Na tha ai i bashkisë për të dalë. Kemi kërkuar por nuk kemi gjetur, është shtrenjtë qiraja. Me këto pare që jep bashkia nuk gjen dot shtëpi me qira’, u shpreh një prej tyre.

“Kanë ardhur këto të bashkisë, na kanë thënë me datë 1 [shkurt] duhet të dilni. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm t’ia fusim këtej me not nja 100 metra derisa të lodhemi dhe pastaj mbarojmë”, u shpreh një tjetër.

Ndërsa kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se nga hoteli do të dalin vetëm ato familje që kanë përfituar bonusin e qirasë dhe se ata duhet të kërkojnë shtëpi me qira, pasi nuk mund të vazhdojnë të strehohen në hotele.

Por banorët ndihen të pasqaruar, konfuzë për të ardhmen dhe pa asnjë mbështetje konkrete nga institucionet shtetërore.

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme