Turqi, 176 ushtarakë të arrestuar për lidhje me lëvizjen Gylen

Nga Exit News
Turqi, 176 ushtarakë të arrestuar për lidhje me lëvizjen Gylen Foto ilustruese nga arrestimet në Turqi.

Një qind e shtatëdhjetë e gjashtë ushtarakë u arrestuan në Turqi nën akuzën e lidhjes me grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016, për të cilin Ankaraja akuzon lëvizjen e klerikut Fetullah Gulen.

Të dyshuarit si ndjekës të klerikut mysliman që qëndron në SHBA, kanë qenë pre e përndjekjeve të vazhdueshme nga autoritetet që pasi përpjekja për të rrëzuar Presidentin Erdogan dështoi me një bilanc prej 250 të vrarësh.

Aksioni i fundit u organizua nga qyteti perëndimor i Izmirit dhe synoi arrestime në 49 provinca. Mediat raportojnë se në mesin e të arrestuarve janë 143 togerë, 97 prej të cilëve ishin në shërbim, 6 pilotë dhe ushtarë të tjerë.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar çdo akuzë në lidhje me grushtin e shtetit.

Pas ngjarjeve të 2016-ës, dhjetëra mijëra njerëz janë burgosur ose janë në pritje të gjyqit, dhe rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë shkarkuar ose u pezulluan nga puna.

Për këtë qasje në shkelje të të drejtave të njeriut Turqia është kritikuar nga të vendet e perëndimit, ndërsa Ankaraja është përgjigjur se qëndrimi kundër lëvizjes Gulen i përmbahet ligjit dhe synimit për të mbështetur institucionet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme