Albin Kurti: Mini-Shengeni Ballkanik mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të Re

Albin Kurti: Mini-Shengeni Ballkanik mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të Re

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nisma e Ballkanit mini-Shengen mund të jetë parashikimi i Serbisë për një Jugosllavi të re.

Kurti tha se mini-Shengeni është një “ide” dhe jo një “projekt”, i cili duket të jetë i panevojshëm po të kemi parasysh ekzistencën e Procesit të Berlinit që synon të arrijë të njëjtin objektiv.

Në një intervistë për KTV-në dje në mbrëmje, një ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, Albin Kurti u shpreh:

“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit.”

Zoti Kurti tha se nuk besonte se Serbia po përpiqej të rigjallëronte Jugosllavinë ashtu siç ka qenë, por që ajo mund të përpiqet të krijojë një lloj tjetër të Jugosllavisë, ndoshta duke nënkuptuar forcimin e ndikimit ekonomike në rajon.

“Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimin e Jugosllavisë së katërt.”

Në konferencën për shtyp pas takimi, Kurti dhe Rama u vu re qartë mosdakordësia për mini-shengenin e Ballkanit, një nismë e kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiç.

Kurti argumentoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të përqëndrohen në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çdo fushë dhe gjithashtu të punojnë në bashkëpunimin rajonal, ndërsa Rama deklaroi se përparësia duhet të jetë bashkëpunimi brenda mini-Shengenit Ballkanik.

Megjithatë, gjatë intervistës Albin Kurti nuk përjashtoi pjesëmarrjen e Kosovës në bisedimet për mini-Shengenin, por pasi të ketë parë dokumentet e takimeve të mëparshme:

“Nuk e përjashtoj apriori pjesëmarrjen në tryezë. Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme