Alketa Vejsiu prezanton Sanremon: Plotësova një ëndërr fëmijërie në Italinë që nuk na braktisi

Alketa Vejsiu prezanton Sanremon: Plotësova një ëndërr fëmijërie në Italinë që nuk na braktisi

Prezantuesja Alketa Vejsiu prezantoi mbrëmjen e djeshme bashkë me moderatorin e famshëm italian Amadeus natën e tretë të festivalit të muzikës italiane Sanremo.

Me një monolog prekës për lidhjen mes popullit shqiptar dhe atij italian gjatë viteve të diktaturës, Vejsiu falenderoi Italinë për frymëzimin dhe mbështetjen e vazhdueshme:

“Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg.

Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës.

Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar.

Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde.”

Alketa Vejsiu e quajti pjesëmarrjen në Sanremo si pikën më të lartë të karrierës së saj dhe plotësimin e një ëndrre fëmijërie.

Në fund të monologut të saj, Vejsiu këndoi bashkë me Bobby Solo këngën e famshme “Una lacrima sul viso”, për të cilën rrëfeu një histori personale me të atin e saj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme