Ambasadorja amerikane kundërshton prerë thirrjet për protestë

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane kundërshton prerë thirrjet për protestë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kundërshtoi prerë thirrjen e Presidentit Meta për protestë më 2 mars. Ambasadorja u takua sot me kryetarin e opozitës Basha, Kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta, pas thirrjes së këtij të fundit për protestë.

Pas takimeve, ambasadorja njoftoi se pret nga drejtuesit e vendit të tregojnë pjekuri dhe përgjegjeshmëri:

“Diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”.

Ambasadorja Yuri Kim, gjithashtu tha se diskutoi “edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi”.

 

1 koment

  1. Miletta 20 Shkurt, 2020 në 5:10 pm

    Keta te huajt nuk duan te kuptojne se veprimet dhe shkeljet qe po behen ne mes te dites me diell ne kushtetuten tone ja ben muuuuu. Kjo do te thote pirdh o popull pirdh se ketu bejme ne si duam .per vete jane rehat rroga ju ecen boll kenaqen me rrenat ne letra

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme