Arabia Saudite ndalon pelegrinazhet e Mekës prej koronavirusit

Nga Exit News
Arabia Saudite ndalon pelegrinazhet e Mekës prej koronavirusit Foto ilustruese nga pelegrinazhi në Mekë.

Arabia Saudite ka ndaluar udhëtimet drejt Mekës, vendit më të nderuar islam, kjo disa muaj para shtegtimit vjetor të Haxhit. Ky vendim erdhi si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit në mbretëri.

Vendimi ndalon të huajt të shkojnë në qytetin e shenjtë të Mekës dhe Qabeja, ndërtesa kubike drejt së cilës i falen rreth 1.8 miliardë muslimanë të të gjithë botës.

Masa vjen pasi koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, me rastin e parë të raportuar edhe në Amerikën Latine – Brazil.

Italia, si burimi i përhaphjes së koronavirusit në Evropë, vazhdon të raportojë rritje të të prekurve me më shumë se 450 raste të konfirmuara.

Të mërkurën Greqia dhe Maqedonia e Veriut u bënë shtetet e radhës që raportuan raste, ndërkohë që në Shqipëri autoritetet thanë se nuk kishte ende asnjë.

Teksa pjesa më e madhe e viktimave janë në Kinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se për herë të parë numri i rasteve të konfirmuara në një ditë ishin më të mëdha jashtë Kinës – 427 në botë, 411 në Kinë.

Euronews raporton se virusi tashmë ka prekur të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.

Sipas raportit ditor të së enjtes, rreth 82,200 persona janë prekur nga virusi (78,500 në Kinë), 2,800 kanë humbur jetën (2,747 në Kinë).

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme