PD

Basha, krizën politike e krijoi mentaliteti KÇK i qeverisë

Nga Exit News
Basha, krizën politike e krijoi mentaliteti KÇK i qeverisë Kryetari i PD, Lulzim Basha përballë gazetarëve.

Kryetari i PD-së Basha u shpreh sot pas një takimi me ambasadorin e BE-së Soreca se betja kryesore e opozitës është zhvillimi sa më parë i zgjedhjeve të parakohshme.

Në dalje nga selia e PD-së, Basha tha për gazetarët se kriza politike “është krijuar nga qeveria dhe mentaliteti i saj KÇK”.

‘’Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të behen sa më shpejt […] për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje që i jep mundësi ekonomike dhe punësim, që ta ndërtojnë jetën këtu e mos të largohen. Gjithçka që po shohim në këtë vend bjerja e shpresës, kriza ekonomike […] së cilës emrin ia ka vënë vetë i pari i qeverisë. Kriza politike është krijuar nga mentaliteti i KÇK-së, sepse KÇK-ja është qeveria, Kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”

Basha u shpreh se qëndrimet e PD-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë nuk kanë ndryshuar. Ai e cilësoi si “detyrim për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza”.

Kryetari i PD-së theksoi se po bëhet përpjekje maksimale që reforma zgjedhore të përfundohet brenda 15 marsit. Më pas ai shoti se reforma administrative e vitit 2014 ka dështuar dhe se “në shërbim të zgjidhjes së krizës duhet të shihet edhe ajo”.

Komunikim me gazetarët

Komunikim me gazetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 12. Februar 2020

 

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme