Basha takon përfaqësuesen e Bankës Botërore, PD e angazhuar në luftën ndaj korrupsioni shtetëror

Basha takon përfaqësuesen e Bankës Botërore, PD e angazhuar në luftën ndaj korrupsioni shtetëror

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar sot Drejtuesen e Misionit të Bankës Bankës Botërore Maryam Salim. Përmes një postimi në Facebook, Zoti Basha lajmëroi se i ka konfirmuar Zonjës Salim angazhimin e tij “se për Partinë Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën”.

Kryetari i PD-së, shprehet se:

“Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërimë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon”.

Gjithashtu, ai shpreh angazhimin e PD “për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar”.

Në takim morën pjesë, Drejtuesja e Misionit të Bankës Bankës Botërore Maryam Salim dhe ekipi i saj, ndërsa Zoti Basha u shoqërua nga Jorida Tabaku, Dorian Teliti dhe Florion Mima.

1 koment

  1. a 16 Shkurt, 2020 në 10:52 am

    Lufta kuder korrupsionit shteteror eshte vertet e rendesishme.

    Korrupsioni opozitar nuk eshte i rendesishem. Ato $650 000 qe nuk dihen sesi mbine e vajten ne US, do sqarohen me vone se kshu o nji muhabet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme