Bashkia promovon me art të kopjuar ‘Tirana 100 vjet kryeqytet’

Nga Exit News
Bashkia promovon me art të kopjuar ‘Tirana 100 vjet kryeqytet’ Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore të zonës së ish-Bllokut.

Exit News vuri re se një pjesë e ndërhyrjeve janë faktikisht vepra të artistit të famshëm, Clet Abraham, i mbiquajtur Le Clet, i cili jeton dhe punon në Firenze, Itali.

Redaksia komunikoi me studion e artistit. Pyetjes se nëse kishin dijeni rreth kësaj nisme dhe riprodhimit të disa prej punimeve të tij, asistentja e Le Clet u përgjigj:

“[…] fatkeqësisht nuk e dinim këtë “surprizë” në Tiranë. Mendonim se ishte më e ashpër [me respektimin e të drejtave] Bashkia…”

Abraham u lind në Britani në vitin 1966. Ai është shkolluar për arte në Rennes dhe është shpërngulur në Itali në fillim vitet ’90 ku ushtron profesionin si piktor, skulptor dhe restaurator.

Artisti Clet Abraham dhe riprodhim i artit të tij nga Bashkia Tirane.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.
Vepër artistike e riprodhuar nga Bashkia Tiranë.

1 koment

  1. X 7 Shkurt, 2020 në 4:32 pm

    Kush tha qe sivjet eshte 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. VERTETOJENI ME DOKUMENTA. Une me dokumenta vertetoj se duhet duruar edhe 5 vite per 100 vjetotin

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme