Edi Rama: Unë nuk kam futur asnjë kriminel në parlament

Edi Rama: Unë nuk kam futur asnjë kriminel në parlament

Kryeministri Edi Rama bisedoi dje në mbrëmje me një panel gazetarësh në emisionin Opinion.

Mes debateve me gazetarët, disa nga deklaratat kryesore të kryeministrit Rama janë:

Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. S’mi përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit kë kam mik dhe kë s’kam mik unë. Edhe në burg të shkojë të nesërmen, do të jetë miku im.

Por me Vangjush Dakon as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë.

Në parlament unë nuk kam futur asnjë kriminel.

Vangjush Dako nuk është kryebashkiak, nëse do ngrihet një akuzë do të largohet nga PS. Vangjush Dako sot nuk ka asnjë pushtet.

Tom Doshin e kam përjashtuar nga PS. Por nuk e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe nga politika. Dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur aty, por me votat e popullit të Shkodrës. Mua nuk më komandon njeri.

Për letrën e punës së Vangjush Dakos për Lulzim Berishën:

Letër ordinere që jepen me qindra kur ja kërkon shërbimi i provës. Kryetari i cilësdo bashki, mund të japë një letër që të thotë ky është hero, çështja është çfarë bënë gjykata, çfarë bënë prokuroria.

Për gjyqtarët e prokurorët:

Oligarkia e vërtet e këtij vendi janë gjyqatrët dhe prokurorët, kanë transferuar tituj pronësish tek lloj lloj kriminelësh. Kanë shkatërruar jetë të tërash, fëmijët e të cilëve janë vrarë. Janë bashkëpunëtor të krimit.

Ky vend nuk ka pasur drejtësi. Thonë që ka pasur një moment drejtësie në kohën e Zogut.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme