Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë

Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë Kandidatët për Drejtor të BKH-së gjatë testimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka kualifikuar për të vazhduar garën 8 prej 18 kandidatëve.

Vendimi është marrë pas përfundimit të testeve të aftësive fizike, arsyetimit logjik dhe aftësive për të shkruajtur raporte.

8 kandidatët që vazhdojnë garën janë:

  1. Aida Veizaj
  2. Ardian Çipa
  3. Artur Beu
  4. Ervin Hodaj
  5. Gentjan Shehaj
  6. Lindita Nushi
  7. Idajet Faskaj
  8. Ylli Pjetërnikaj

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë prej Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe dy prokurorë të tjere që kanë më shumë vite eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

Pritet që periudha e shqyrtimit të gjithë kandidatëve dhe përzgjedhja e drejtuesit e BKH-së të zgjasë rreth 2 muaj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme