Jep dorëheqjen zëvendësministri i Financave Elton Haxhi

Jep dorëheqjen zëvendësministri i Financave Elton Haxhi

Elton Haxhi, zëvendësministri i Financave, dha sot dorëheqjen.

Duke folur për News24 për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra, zoti Haxha tha vetëm:

“Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë.”

Elton Haxhi u emërua  në detyrë në tetor të vitit 2017. Ai u përfshi në çështjen e zonës Duty Freee në aeroportin e Rinasit, pasi në gusht 2019 firmosi zgjatjen e licencës për shfrytësimin e zonës për kompaninë Albania Duty Free Distribution, ndërkohë që kompania koncesionare e aeroportit ia kishte refuzuar zgjatjen e licencës kompanisë.

Pyetur nga Report Tv, nëse largimi ka detyra ka lidhje me këtë çështje, Haxhi u shpreh se kjo çështje nuk ka pasur ndikim.

Një muaj më parë edhe zëvendësministri tjetër Erjon Luçi u shkarkua nga detyra me vendim të të Këshillit të Ministrave.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme