Kërcënohet gazetari Artan Hoxha

Kërcënohet gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar dje në emisionin Opinion se është kërcënuar me mesazh nga persona të panjohur që jetojnë në Angli.

Zoti Hoxha tha se kërcënuesi dinte dhe kishte fotografuar çdo lëvizje të tijën gjatë ditës.  Ai tha se e ka denoncuar rastin në polici:

“Para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar.”

Gazetari Hoxha bëri publik gjatë emisionit dhe tekstin e mesazhit:

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale.”

1 koment

  1. Xhoi 14 Shkurt, 2020 në 1:10 pm

    Pershendetje per mendimin asnje njeri nuk te shkruan kot me kot dikujt i keni bere dem pa ju kercenojn megjithate eshte thjesht nje paralajmerim se nese do ishte per te te vrar e kishin bere me kohe per mendimin tim ju media nxitoheni ndonje her dhe keta qe kercenojne nese ndihen te pa fajshem te dalin ne publik dhe te denancojn se ka ikur koha e gangesterit dhe kercenimit tani eshte cdo gje me ligj ju faleminderit .

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme