Komisioni Evropian stafit: Përdorni aplikacionin Signal për të komunikuar

Nga Exit News
Komisioni Evropian stafit: Përdorni aplikacionin Signal për të komunikuar

Komisioni Evropian ka lajmëruar punonjësit e tij të përdorin aplikacionin Signal për të komunikuar mes tyre.

Në fillim të shkurtit, diplomatët dhe punonjësit e BE-së u njoftuan se “Signal është zgjedhur si aplikacioni i rekomanduar për komunikimin për mesazhe të shpejta”.

Ky vendim është pjesë e përpjekjeve për sigurinë kibernetike pas disa aksidenteve me diplomatë dhe zyrtarë. Aplikacioni deri më tani është përdorur shumë nga aktivistët për shkak të nivelit të lartë të sigurisë.

Signal është një program i ngjashëm me WhatsApp dhe iMessage, por ka një protokoll shumë më inovativ dhe të sigurtë, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike. Ekspertët e sigurisë shprehen se siguria e Signal është më e lartë se sa e aplikacioneve të tjera.

Signal u krijua në vitin 2013 nga disa aktivistë. Ai mbështetet nga një organizatë jo fitimprurësë, e cila më parë ka mbështetur edhe krijuesin e WhatsApp-it.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen pas disa aksidenteve me zyrtarë të lartë. BE, si pjesë e rritjes së sigurisë në rrjet, do të hartojë edhe një sttategji kundër sulmeve kibernetike dhe do të ngrejë një njësi të përbashkët për sigurinë kibernetike.

Përdorimi i Signal, fillimisht u rekomandua për komunikim midis stafit dhe personave jashtë institucioneve të BE-së.


Artikull u publikua në Politico.eu/ Përkthyer dhe përshtatur nga Exit News

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme