Koronavirusi, 14 viktima në Itali, Greqia anulon karnavalet

Nga Exit News
Koronavirusi, 14 viktima në Itali, Greqia anulon karnavalet

Mesditën e sotme dy persona humbën jetën në Itali si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 14.

Dy viktimat janë dy të moshuar, një nga rajoni i Emilia Romanës dhe një nga Veneto.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 528 persona.

Pothuaj në të gjithë rajonet e prekura, është anuluar mësimi dhe institucionet kanë bërë thirrje që njerëzit të evitojnë hapësirat publike.

Italia po vazhdon kontrollin e të gjithë pasagjerëve në aeroporte dhe porte, si dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëizolohen nëse vijnë nga shtete të prekura.

Deri tani vetëm në rajonin e  Toscanës, janë rreth 860 persona në izolim në shtëpi.

Në Greqi, ku dje u konfirmua i prekuri i parë me koronavirus, numri i të infektuarve ka arritur në tre, në Selanik dhe Athinë.

Një prej rasteve të reja të zbuluara është djali i gruas 38-vjeçare që kishe udhëtuar në Itali dhe që dje rezultoi e prekur nga koronavirusi. Ajo ishte rasti i parë zyrtar i koronavirusit në Greqi.

Greqia ka anuluar të gjithë festimet e planifikuara për karnavalet si masë parandaluese.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare vazhdojnë të deklarojnë se nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përsëriti sot të dhënat e bëra publike nga ministria se deri tani në Shqipëri janë testuar 17 raste të dyshuara dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme