Koronavirusi, 17 viktima në Itali, raste të reja në Greqi, Bjellorusi e Lituani

Nga Exit News
Koronavirusi, 17 viktima në Itali, raste të reja në Greqi, Bjellorusi e Lituani

Në Itali 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 17.

Tre viktimat e ishin të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore, dy të moshës 88-vjeçare dhe një i moshës 82-vjeçare.

Ndërkohë është rritur dhe numri i të prekurve nga 528 që ishte dje, në 655 sot.

Në Greqi, po ashtu një tjetër person ka rezultuar pozivit në testin e koronavirusit, duke e çuar numrin e të prekurve në katër.

E prekura është një 36-vjeçare e cila kohët e fundit kishte udhëtuar në Itali. Pas kthimit ajo kishte shfqur siptoma të koronavirusit, por tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e izoluar.

Greqia ka anuluar të gjithë festimet e planifikuara për karnavalet si masë parandaluese.

Në Europë, orët e fundit janë zbuluar raste të reja dhe në Bjellorusi, një student nga Irani, dhe në Lituani.

Gruaja nga Lituania sapo ishte kthyer nga një vizitë në qytetin verior të Italisë së Veronës. Ajo tani është vënë në karantinë.

Me dy shtetet e reja që i bashkohen hartës së koronavirusit, shkon në 19 numri i shteteve europiane të prekura.

Për më shumë informacion për shpërhapjen e koronavirusit, Exit News ka bërë një përmbledhje të plotë këtu.

Ndërkohë numri total i të prekurve në këtë moment arrin 83 392 persona dhe numri total i personave që kanë humbur jetë është 2858.

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme