Larja e duarve masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi

Nga Exit News
Larja e duarve masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi Foto ilustruese.

Në kohën kur lajmet për përhapjen e koronavirusit në Itali po shqetësojnë ndjeshëm qytetarët shqiptarë, infeksionisti i njohur Tritan Kalo ka rikujtuar se masa më e mirë parandaluese për prekjen nga viruset është rritja e higjienës personale.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo thotë se rritja e higjienës “është masë pak e kushtueshme” por “shumë e efektshme”. Higjiena personale nënkupton ruajtjen e pastërtisë së trupit, rrobave dhe shtëpisë.

“[…] Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike, në prononcimet në Facebook, para rezikut iminent.”

Kalo thekson se duhen kuptuar dhe u duhen dhënë hapësirë mesazheve që vijnë nga specialistët e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive.

“[…] të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku [koronavirusit], si kundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri. Infeksioni nga virusi është një formë tjetër e manifestimit të gripit, por me rrëzikshmëri më të madhe”

Mjeku i njohur i sëmundjeve infektive e shoqëroi postimin në Facebook me disa këshilla:

  • Lani shpesh dhe mirë duart me ujë dhe sapun
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara
  • Shmangni përqafimet dhe puthjet në përshëndetjet e zakonshme
  • Mbuloni hundën dhe gojën kur tështini apo kolliteni
  • Shamitë pas përdorimit hidhini në vende të caktuara
  • Ajrosni shpesh shtëpinë
  • Nëse ju shfaqen shenja të gripit, qëndroni në shtëpi larg shkollës
  • Nëse shenjat e gripit përkeqësohen kontaktoni mjekun

Për më shumë këshilla bazike nga Organizata Boterore e Shëndetësisë mund të klikoni këtu. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rekomandon të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar së fundmi në vendet e prekura, të telefonojnë, pa u drejtuar menjëherë në spital, në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi.

27 komente

  1. fiqiri xhabija 11 Mars, 2020 në 3:03 pm

    Problem: Shitja e bukes behet nga nje shites qe merr leket dhe jep buken.
    Sa problem mund te jete trasmetimi infeksionit nga leket

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme