Marketimi dixhital në nxitje të turizmit të aventurës mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës

Nga Exit News
Marketimi dixhital në nxitje të turizmit të aventurës mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës

Promovimi i turizmit të aventurës dhe destinacioneve turistike në zonën ndërkufitare në rajonet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës është synimi i një projekti ku është angazhuar Qendra “Trajnim, Edukim, Demokraci”, TED, e cila po nxit përdorimet virtuale dhe digjitale në rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit midis sipërmarrësve në zonën ndërkufitare të 3 ekonomive të synuara.

Për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve dhe kopperimin mes operatorëve lokalë TED-i ka kontribuar konkretisht duke organizuar para pa kohe trajnimin me temë “Marketimi Dixhital”, në ambjentet e hotelit “Kodra e Gështenjave”, në Velisht të Tropojës

Aktiviteti ishte një hapësirë komunikimi dhe interaktiviteti mes pjesmarrësve, jo vetëm për t’u njohur me objektivat dhe synimet konkrete të projektit “Promovimi i turizmit të aventurës në zonën ndërkufitare në rajonet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës”, por dhe për të shkëmbyer përvoja mes sipërmarrësve në bizneset ku ata operojnë.

Diskutimi u fokusua tek aspekte të tilla si, ku transformimi digjital po e ndryshon marketimin; si kuptohet teknologjia dixhitale, si aplikohet dhe integrohet ajo në detyrat tona të përditshme profesionale, qoftë kjo në nivelin individual të punonjësve ose nivelin e të gjithë operacioneve të biznesit; roli i mediave sociale në strategjinë e marketimit digjital; menaxhimi i reputacionit të biznesit tuaj në mediat sociale është një proces për të ndjekur, monitoruar, dhe për të rritur markën tuaj dhe reputacionin e biznesit; strategjitë kryesore të zhvillimit të biznesit etj.

Vështirësia nga mungesa e aksesit në internet

Fornati trajnues u orientua nga praktika e përditshme, ku konsulenti i ftoi pjesëmarrësit të ndajnë përvojat e tyre, si dhe problemet dhe sfidat kryesore që ata hasin. Rajonet e përzgjedhura në këtë projekt janë ndër destinacionet turistike natyrore më të bukura dhe të paprekura të vendit tonë, por, përkundër natyrës marramendëse, këto destinacione përballen me disa çështje madhore.

Në këtë aspekt TED-i adresoi një prej tyre, forcimin e kapaciteteve të sipërmarrësve vendas në marketimin dixhital. Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu problematikën e lidhjes së dobët ose mungesës së lidhjes së internetit në zonat ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike.

Ata deklaruan se mënyra e vetme për t’u lidhur me internetin është lidhja shumë e shtrenjtë satelitore ose Wi-Fi në distancë.

Fakt është se aktualisht disa prej bizneseve po kryejnë aktivitetet e tyre në linjë, siç janë, komunikimet me email me klientët e tyre, komunikimet me partnerët ndërkombëtarë dhe hulumtimet për industrinë e tyre, vetëm duke udhëtuar në zonat më të afërta të lidhura me internetin ose me mbështetjen e miqve e të afërmit që jetojnë në zona ku lidhja e internetit nuk ka vështirësi.

Kjo mbetet një pengesë e madhe për zhvillimin e tyre personal për sa i përket njohurive dhe aftësive që lidhen me përdorimin e internetit dhe mjeteve dixhitale.

Në kuadër të projektit, Qendra TED realizoi së fundmi dhe një aktivitet tjetër për forcimin e kapaciteteve mbi promovimin dhe tregtimin online në sektorin e turizmit.

Aktiviteti u zhvillua në bashkinë e Gucisë, në Malin e Zi, me pjesëmarrjen e disa bizneseve lokale që kryejnë aktivitetet e tyre në sektorin e turizmit, si: “Dedushi”, Shtëpia e Vizitorëve “Shtëpia e Vjetër”; Shtëpia e Vizitorëve “Alpina”; N. Hoxha Kareli (Guidë Turistike e liçencuar), Ndërmarrja “Rosi”; Restorant “Hartini” pranë Ujëvarës Vuthaj.

Nevoja e përmirësimit të infrastrukturës vendore

Pjesmarrësit u fokusuan në çështje të tilla si, interneti si burim informacioni për sektorin e turizmit në rajon dhe më gjerë; prania e biznesit online; marketimi dhe promovimi përmes mjeteve digjitale; krijimi i paketave turistike tërheqëse dhe konkurruese në treg; identifikimi i grupeve të synuara; mesazhe promovuese që tërheqin turistët; elementet kryesore për një strategji të suksesshme promovimi etj..

Të pranishmit shtruan për diskutim nga çështjet e problematikat e tyre, ndër të cilat vlen të përmendet turizmi sezonal, për shkak të nevojës për përmirësimin e infrastrukturës në këto zona.

Aktiviteti përfshinte edhe diskutime në grup në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të kishin hapësirë për të shprehur mendimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me temat kryesore që kanë të bëjnë me sektorin e turizmit në zonë, përfshirë zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, tërheqjen e gjithnjë e më shumë turistëve dhe gjatë të gjithë stinëve.

Këto aktivitete janë realizuar përmes një granti të siguruar nga Projekti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC në përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrueshmërinë e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale kulturore dhe të turizmit të aventurës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme