Merkel fton Albin Kurtin në Gjermani

Merkel fton Albin Kurtin në Gjermani Kancelarja Merkel, Bruskel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Në një njoftim për median të qeverisë gjermane, kancelarja Merkel, duke shprehur mbështetjen e Gjermanisë, uroi Zotin Kurti për detyrën e re dhe e ftoi atë në Berlin:

“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush. Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë.”

Kancelarja thekson se qeveria e Kurtit ka përpara detyra të vështira si ngritjen dhe forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike e veçanërisht rinisjen e dialogut me Serbinë.

Gjermania është shteti që po kryeson përpjekjet europiane për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme