Meta dhe Basha përshëndesin solidaritetin e BE-së për rindërtimin

Nga Exit News
Meta dhe Basha përshëndesin solidaritetin e BE-së për rindërtimin Kryetari i PD-së Basha dhe eurokomisioneri Varhelyi.

Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndetën solidaritetin që treguan sot shtete të ndryshme të botës, të cilat garantuan një total prej 1,15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook Meta shprehu mirënjohjen për vendet që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve “Sëbashku për Shqipërinë”.

Kryetari i PD-së, Basha, tha se “të gjitha donacionet për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura”.

Basha falenderoi organizatorët dhe institucionet shqiptare që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë ndërsa theksoi se tashmë është “detyrë që kontributet të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme