Meta takon ministrin turk: Të nxisim investimet turke në Shqipëri

Meta takon ministrin turk: Të nxisim investimet turke në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Presidenti Meta e falenderoi ministrin turk për ndihmën e Turqisë në përballimin e dëmeve të 26 nëntorit.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes rritjes së investimeve turke në Shqipëri:

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura.”

Më herët sot, gjatë një takimi me zëvendësministrin e jashtëm Gent Cakaj, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu përgëzoi Shqipërinë për vendimet e marra kundrejt anëtarëve të organizatës FETO në vend duke iu referuar ekstradimit të mësuesit turk Harun Çelik, i cili u dëbua në janar 2020 nga Shqipëria, megjithëse kishte kërkuar azil pasi i rrezikohej jeta në Turqi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme