Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Ndahet nga jeta këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e ndau me publikun vëllai i saj Tarik Pagarusha përmes një njoftimi në Facebook.

Nexhmije Pagarusha lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933. Ajo do të mbahet mend për këngët “Baresha”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”,  “Dallëndyshe” dhe një repertor të pasur me interpretimet e veprave klasike të Bethovenit, Puçinit e Verdit përkthyer në shqip.

Më 2018 Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Familja ende nuk ka bërë të ditur se kur do të zhvillohet ceremonia mortore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme