ONM: Vetingu ka përjashtuar përndjekësit komunistë nga drejtësia

Nga Alice Elizabeth Taylor
ONM: Vetingu ka përjashtuar përndjekësit komunistë nga drejtësia Shefja e ONM, Ruiz-Cavalera dhe ambasadori i BE Soreca.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka thënë për Exit News se ligji — i cili ndalon personat që kanë punuar në sistemin e drejtësisë në komunizëm të jenë anëtarë të institucioneve të vetingut, është zbatuar.

“Është e rëndësishme të ndihmojmë në njohjen e dhe mbështetjen e të gjitha viktimave të regjimit totalitar”.

Në respekt të parashikimeve kushtetuese, ONM ka monitoruar zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore” dhe “konfirmon se këto parashikime ligjore janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme sipas kuadrit ligjor të procesit të vetingut”.

Exit News e pyeti ONM pas një letre të hapur drejtuar nga ish-të përndjekurit në fund të vitit 2019.

Letra e shkruar nga Nebil Cika, drejtuesi i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shpjegonte se si anëtarë të sigurimit, hetues, dhe gjyqtarë janë emëruar në institucionet e reja të drejtësisëë. Ai thotë se shumë nga këto persona kanë dënuar qytetarët, me burg, me punë të detyruar, me tortura dhe deri me pushkatim.

Ajo citonte 6 raste ku kandidatët e promovuar në sistemin e drejtësisë lidhen me procese politike të diktaturës apo dhe me ish-Sigurimin e Shtetit:

 

  • Kryetari i SPAK-ut të Arben Krajës, ish hetues në Shkodër 1987-1992.
  • Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Thoma Jano, hetues në Krujë 1980-1991 autor i dhjetra proceseve hetimore politike.
  • Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranit, ish-prokuror komunist, ka dhënë dënime politike për kundërshtarët e regjimit përfshirë edhe ata që rrëzuan bustin e Stalinit në vitin 1990.
  • Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
  • Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Prokurori Bujar Sheshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve dhe dënimeve politike si hetues në Fier, sipas AIDSSH bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
  • Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Prokurori Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri.

Çika është shprehur se të gjithë personat e cituar në letër kanë punuar në sistemin komunist të drejtësisë dhe kanë qënë përgjegjës për shumë arrestime, dënime politike dhe ndëshkime të “rënda” për “krime” si kalimi i kufirit, propaganda kundër dhe kundërshtimi i regjimit.

 

2 komente

  1. Besnik 20 Shkurt, 2020 në 1:07 pm

    Sado të mundoheni të pastronivendin nga ish kriminelët e regjimit satrap komunist nuk do të mundeni,sepse Sali krimineli nuk i mbylli pa qëllim dosjet dhe në..97.tën i dogji fare për të mos u zbuluar kurrë krimet e komunizmit.
    Dhe tashti na i heq vehten engjëll,na shkruan pa pikë turpi në facebook,leqë ku e gjeti turpin ai

  2. Fisniku 20 Shkurt, 2020 në 8:01 pm

    Komunistet dhe larvat e sotme te tyre kurre sdo ia dalin te mposhtin te djathtet, megjithe djallzite dhe ligsite qe i karakterizon, te djathtet jane pasardhedit e fisnikerise, te pasanikeve te para viteve 1944, pasardhesit e te shkolluarve jashte, pasardhesit e njerezve te thjeshte por me dinjitet e trimeri kundeshtuan perbindshin komunist . Rilindjen e sotme ose larvat komuniste, jane nje sekt hajdut, immoral, hipokrit, lepirsish, hileqar, cingun, shpirkazem. Ky sekt i organizuar ne baza sexi dhe imoraliteti, mafie dhe hajduterie, ky perbindesh i lige i ka ditet e numeruara. Kapitullimi i tyre eshte i afert. Edhe menderisht jane te mbaruar.Tik-tak, tik-tak.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme