Operacioni Forca e Ligjit, shkon në 12 numri i të dyshuarve që duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit, shkon në 12 numri i të dyshuarve që duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë për dy të arrestuar të tjerë, si pjesë e operacionit kundër parave të krimit.

Sot OFL i ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë:

Emiljano Shullazit –  i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gjergji Cukalit – i dënuar në vitin 2006 me me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Ai njihet si i forti i “Myslym Shyrit”. Gjatë viteve të fundit, ai është  ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës.

Me Shullazin dhe Cukalin shkon në 12 numri i personave të prekur nga Operacioni Forca e Ligjit.

Deri më tani, OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë dhe justifikimin e saj nga:

  • Altin Hajri – akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende;
  • Lulzim Berisha – ish- dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar criminal, trafikim të narkotikëve, dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës;
  • Ardian Çapja – i arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016;
  • Dashamir Gjoka – i dënuar në Itali me 7,6 vjet, për pastrim parash, trafik lëndësh narkotike dhe prostitucion. Gjoka është lirua nga Gjykata e Lartë;
  • Bardhok Pllanaj – i dënuar në Blegjikë për trafik të qenieve njerëzore. Ai njihet si ‘Sheiku’ i Shkodrës, i arrestuar në vitin 2018 për ndërtimin pa leje të një pallati 10 katësh, me vlerë 2 milionë euro;
  • Albert Kochsiek – i njohur si udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, i arrestuar në Gjermani për trafik ndërkombëtar kokainë;
  • Emiljano Hysenaj – i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Ai ishte pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro. Që prej majit të 2018-ës, Emiljano Hysenaj është në burg në Gjermani;
  • Edlir Hysenaj – kushuriri i Emilianos, dyshohet se ka pasuri vënë me të ardhurat nga krimi;
  • Ardian Çapja – i arrestuar dhe i dyshuar për një sërë vrasjesh në Elbasan.
  • Vladimir Gjuta – i arrestuar një ditë parë me armë dhe 121 mijë euro, 27 500 dollarë dhe 23 mijë paund.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme