Palmer: Rusia do Ballkan të përçarë, Shqipërisë e Maqedonisë t’i hapen negociatat

Palmer: Rusia do Ballkan të përçarë, Shqipërisë e Maqedonisë t’i hapen negociatat Matthew Palmer

Matthew  Palmer, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, shprehu shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në rajon dhe tentativat e saj për ta bërë rajonin ‘të përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Metthew Palmer theksoi se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për rreziqet ruse në rajon, Palmer u shpreh:

“Do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus.”

Sipas tij, Rusia do që të ketë mjaftueshëm ndikim në Ballkan sa për të luajtur sipas interesave të saj me nivelin e tensionit dhe përplasjeve mes shteteve.

Zoti Palmer tha se vizioni i SHBA-ve është shumë larg asaj që Rusia po tenton të bëjë në rajon:

“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë.”

Duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Matthew Palmer tha se shpreson që në mars BE t’i hapë negociatat:

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme