PD, të anulohet paketa anti-shpifje, shkel Kushtetutën

Nga Exit News
PD, të anulohet paketa anti-shpifje, shkel Kushtetutën Albana Vokshi, PD.

Partia Demokratike i paraqiti sot përfaqësuesve të Komisionit të Venecias qëndrimin e saj rreth ndryshimeve që qeveria u bëri ligjeve për të fuqizuar autoritetet ndaj mediave.

Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, PD tha për mediat se e ashtuquajtura “paketë anti-shpifje” nuk duhet të rishikohet apo përmirësohet, por duhet anuluar. Vokshi theksoi se PD është kundër kësaj pakete, pasi Kryeministri Rama po mundohet që të bllokojë mediat online kritike ndaj qeverisë. Ajo u shpreh se ndryshimet ligjore nuk janë kundër shpifjes, pasi sanksionimet ndaj shpifjes janë parashikuar në ligje te tjera të miratuara më parë.

“Ligji për AMA-n dhe AKEP-in, janë hartuar në mënyrë jo transparente për të kontrolluar median online. Pasi kjo media ka bërë publike aferat e qeverisë. Qendrimi i opozitës është se këto dy ligje duhet të anulohen. që këto dy ligje duhet të anulohen dhe të grisen sepse janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje anti-europiane. Çdo gjë e parashikon ligji aktual, s’ka nevojë për ligje të reja. AMA dhe AKEP kontrollohen nga qeveria dhe përmes tyre po mundohet të kontrollohen mediat online. Ka emëruar në krye të AMA krahun e tij të djathtë, kreun e protokollit të tij.”

Paketa anti-shpifje u miratua fillimisht në dhjetor 2019. Ajo ndryshon dy ligje të medias. Ndryshimet u kritikuan ashpër nga gazetarëtorganizatat e mediave lokale dhe ndërkombëtare, organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike. Kritikat theksonin se me ndryshimet autoritetet shtetërore (AMA dhe AKEP) marrin atribute të gjykatave dhe mund të censurojnë mediat.

Në janar 2020, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim ndryshimet ligjore me argumentin se ato shkelin lirinë e shprehjes. Qeveria tha se do t’i rimiratonte. Më vonë Këshilli i Europës i kërkoi Komisionit të Venecias opinion ligjor për kushtetueshmërinë e ndryshimeve.

Më 30 janar qeveria tha se u tërhoq nga rimiratimi i ndryshimeve ligjore në pritje të opinionit. Megjithatë më 3 shkurt, një nga dy ligjet e ndryshuara u botua në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 18 shkurt.

Përveç KiE-së, edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, ka dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet e bëra. Komisioni pritet të shprehet më 20 mars.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme