Lojë propagandash—Rama dhe Basha në rrjetet sociale

Lojë propagandash—Rama dhe Basha në rrjetet sociale

 

Facebook

Kryeministri Rama ka postuar sot në rrjetet sociale një vizitë të djeshme, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, në një familje në Sauk së cilës i dhuruan çelësin e shtëpisë së rindërtuar, pasi shtëpia e vjetër u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit 2019.

Sauk, Tiranë – Në shtëpinë e re të Naim Myftari.Familja prej katër anëtarësh mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtator 2019 e sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para. 🙏NE BËJMË ÇFARË THEMI DHE THEMI ÇFARË BËJMË 😊🤝

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. Februar 2020

 

Po sot Kryeministri postoi pamjet e një vizitë së bashku me Ministren e Shëndetësisë Manastrilliu në një një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar.

Ndroq, Tiranë – Me Ogertën në një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar me standardet më të larta, si 180 qendrat e tjera shëndetësore nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, me Programin Kombëtar “Rehabilitimi i 300 qendrave shëndetësore”.Paralelisht janë punësuar me një sistem transparent, 140 mjekë në qendra shëndetësore dhe spitale vetëm në këto dy muaj të vitit 2020!Nga 1 janari deri tani, më shumë se 59 mijë qytetarëve i’u kursyem ecejaket në sportele për rinovimin e kartës së shëndetit, e cila aksesohet online nga të gjithë institucionet shëndetësore falë #REVOLUCIONIDIGJITAL2020📲💻🖥 NË SHËRBIMET PUBLIKE 👉 https://e-albania.al/ 🤝

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. Februar 2020

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha postoi sot një vizitë të para dy ditëve në një familje kuksiane, të rinjtë e së cilës kanë zgjedhur të emigrojnë për shkak të mungesës së punës dhe problemeveekonomike.

#PotëDëgjoj

Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!#PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 19. Februar 2020

 

Basha ka postuar gjithashtu dy mesazhe të tjera në Facebook një në mbështetje të grevës së punonjësve të nënstacionit të Poçemit, Fier të cilët kanë 27 muaj pa marrë rrogat, dhe një tjetër në mbështetje të Klevis Balliut dhe të 4 qytetarëve që janë marrë të pandehur për protestat në mbrojtje të shtëpive të Unazës.

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 19. Februar 2020

Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 19. Februar 2020

 

Instagram

Kryeministri Rama ka postuar një mesazh në lidhje me Valbonën, për të theksuar se si Valbona është kthyer në një destinacion turizmi që tashmë ka tërhequr vëmendjen edhe të artistëve të huaj.

Kryedemokrati Basha ka postuar në Instagram një sondazh me anë të të cilët ka pyetur qytetarët nëse kanë besim se fondet e tërmetit do të përdoren—një ditë pasi Krhyeminsitri Rama gëzoi një ditë të jashtëzakonshëm në imazh pas konferencës së donatorëve.

Twitter

Kryeministri Rama ka postuar një mesazh falenderimi për ambasadoren amerikane e cila ka deklaruar se SHBA-të do të rrisin ndihmën e premtuar për përpjekjet rindërtuese pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryedemokrati Basha nuk ka postuar në Twitter.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme