Sërish përplasje me armë në qytetin e Shkodrës

Nga Exit News
Sërish përplasje me armë në qytetin e Shkodrës Foto ilustruese nga vendi i ngjarjes, Shkodër.

Shkodra u trondit sërish mesditën e sotme nga të shtëna me armë. Mediat raportojnë se të paktën 2 persona qëlluan njëri tjetrin nga në lagjen Parrucë, fatmirësisht pa lënduar njeri.

BalkanWeb raporton se policia ka mundur t’i identifikojë autorët dhe ka nisur kërkimin për kapjen e tyre. Ngjarja ndodh vetëm një javë pasi dy grupe u përplasën me armë në pedonalen e qytetit, përplasje nga e cila mbeti e plagosur një kalimtare.

E gjithë policia e shtetit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë apo njësi të tjera, e ka pasur vëmendjen këtë javë te makinat e shtrenjta dhe jo te krimi.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi bëri pak ditë më parë apel që policia dhe shteti t’u japë siguri qytetarëve pasi ngjarjet e rënda kriminale po ndodhin mes qytetit ndërsa krimi nuk po dënohet.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme