13-vjeçarja rome humb jetën nga zjarri në barakën ku jetonte

13-vjeçarja rome humb jetën nga zjarri në barakën ku jetonte

Një vajzë 13-vjeçare e komunitetit rom humbi sot jetën si pasojë e një zjarri që ra në barakën ku ajo jetonte së bashku me familjen e vet.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve të deritanishme, gjyshja e vajzës ka ndezur zjarrin për t’u ngrohur, por më pas ka dalë nga baraka. Kur ajo është kthyer, e gjithë baraka e familjes dhe dy baraka të tjera pranë saj ishin përfshirë nga zjarri.

Deri tani nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme