Të gjitha ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve e medias

Nga Alice Elizabeth Taylor
Të gjitha ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve e medias

Teksa Shqipëria pret vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të negociatave në maj 2020, liria e mediave vazhdon të hasë probleme. Dy ligje të diskutueshme të paketës “anti-shpifje”, të cilat u miratuan nga qeveria në dhjetor paraqesin një rrezik të shtuar për lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes.

Teksa paketa anti-shpifje po shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pas këmbënguljes të ndërkombëtareve (Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, OSCE), situata në terren për gazetarët dhe median vazhdon të jetë e vështirë.

Siç është theksuar në një sërë raportesh, përfshirë në një raport të detajuar hartuar nga një delegacion i organizatave ndërkombëtare të lirisë së mediave që vizutuan Tiranën në qershor 2019, një nga çështjet më të mëdha me të cilat përballen gazetarët shqiptarë janë sulmet nga politikanët.

Veçanërisht kryeministri Edi Rama është kritikuar vazhdimisht për gjuhën e tij agresive, kërcënuese dhe abuzive të përdorur kundër gazetarëve. Pavarësisht thirrjeve për të ndyshuar retorikën, si nga organizatat ndërkombëtare ashtu dhe ato vendore, Rama vazhdon në mënyrën e tij.

Exit News ka listuar më poshtë të gjitha fyerjet me të cilat Kryeministri Rama i është drejtuar gazetarëve që prej nëntorit 2017 (klikoni në secilën prej fyrjeve për të shkuar tek deklarata origjinale):

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme