Thaçi dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhën Prishtinë-Beograd

Thaçi dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhën Prishtinë-Beograd

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i serbisë Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar sot marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy vendet.

Marrëveshja u nënshkrua në Mynih dhe të pranishëm ishin edhe i dërguari i Presidentit të SHBA-ve Richard Grenell, Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë Philip Kosnett dhe Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

Ambasada amerikane në Berlin shkroi në Twitter:

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiç dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës.”

Presidenti Thaçi falendori SHBA-të për ndërmjetësimin dhe tha se  kjo marrëveshje është një hap I rëndësishëm në arritjet e Kosovës për zhvillim ekonomik:

“Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.”

Në Twitter Thaçi shkroi se ky është “një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis dy vendeve.”

Kjo është marrëveshja e dytë në disa javë mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e Grenellit, pas marrëveshjes së 20 janarit për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd pas më shumë se 20 vitesh.

Presidenti i Kosovës Thashin Thaçi fluturoi dje drejt Gjermanisë, ku ndodhet Kryeministri Albin Kurti pasi do të marrë pjesë sot në Samitin e Sigurisë së Mynihut.

Kurti e ftoi Thaçin të takohej para se të niseshin për në Gjermani, në mënyrë që të koordinonin qëndrimet e tyre në takime me liderët botëror gjatë samitit, por ata nuk u takuan.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme