Vetingu në polici, konfirmohen në detyrë Nikoll Rica e Fatos Balla

Vetingu në polici, konfirmohen në detyrë Nikoll Rica e Fatos Balla

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Policinë e Shtetit dhe Fatos Ballën, specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Hetimet administrative zbuluan se si Rica, ashtu dhe Balla kanë bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe e justifikojnë atë me burime të ligjshme.

Po ashtu, ata janë vlerësuar pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Vetingu në polici u propozua nga ish-ministri i Brendshëm në tetor 2017 si një mënyrë për të adresuar korrupsionin e brendshëm dhe lidhjet me organizatat kriminale mes forcave të policisë.

45 dosjet e para për veting u hapën në maj 2019.

Më tepër për mënyrën se si bëhet vetingu në polici lexoni këtu dhe këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme