19 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 123 totali

Nga Exit News
19 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 123 totali

19 persona të rinj u me Covid-19 u raportuan të martën paradite, duke e çuar numrin total në 123.

Në 24 orët e fundit humbi jetën një 49-vjeçar nga Tirana i cili vuante nga diabeti.

Në informimin e përditshëm, të hënën pasdite, Eugena Tomini informoi se harta e personave të prekurit u zgjerua gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë, Has e Berat.

Në 24 orët e fundit janë testuar 74 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 930 persona, ku:

– 123 raste janë të prekur nga koronavirusi,

– 10 janë shëruar,

– 5 kanë vdekur,

– 57 persona janë të shtruar në spital,

– 2 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, 24 mars 2020.

Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 72 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Durrës: 8 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  2 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë:  4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 9 persona;

—Në Vlorë: 4 persona;

— Në Shkodër: 2 person;

— Në Lezhë: 1 person;

— Në Has: 2 persona;

—Në Berat: 1 person.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

5 komente

  1. Zak 25 Mars, 2020 në 1:20 pm

    We need more care during hours of relaxation. For instance, body temperature monitoring at supermarkets/ shops entrance. Safety for all!

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme