2 rastet e para me koronavirus – infeksioni mbërrin në Shqipëri

Nga Exit News
2 rastet e para me koronavirus – infeksioni mbërrin në Shqipëri

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Dy persona, një burrë 54 vjeç dhe djali i tij 28 vjeç kanë koronavirus. Ata kanë ardhur nga Firenze, Itali me makinë.

Gjendja e tyre eshtë e qendrushme. Ata po kurohen në spitalin e Infektivir në QSUT.

Lajmi u konfirmua në orët e para të mengjesit nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e saj, Ministria informon se gjendja e dy të sëmurëve është e stabilizuar dhe ata po i nënshtrohen trajtimit në spitalin infektiv të QSUT-së në Tiranë.

Të sëmurët kanë telefonuar shërbimin e urgjencës pasi kanë ndjerë simptoma gripale.

Aty u janë marrë mostrat nga shërbimi ambulant në banesën e tyre. Rezultatet e testimit janë mësuar te dielën në mbrëmje vonë dhe u bënë publike nga ministria disa orë më vonë.

Në njoftimin e saj, Ministria ka përsëritur thirrje se të gjithë personat që kanë udhëtuar në vende të prekura dhe që ndjejnë simptoma gripale të telefonojnë në numrin 127.

Shqipëria ishte i vetmi vend i painfektuar që prej janarit 2020 kur u përhap virusi.

14 komente

  1. hajrie 10 Mars, 2020 në 1:20 am

    pse u lejuan te futen? Cben shteti leshit qe skemi????? qe duhet te kishte mbyllur kufinjte me kohe me italine se heret a vone kjo do ndodhte!

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme