23 persona me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 146 totali

Nga Exit News
23 persona me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 146 totali

23 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 146 të infektuar.

Në informimin e përditshëm, të mërkurën paradite, zëvendësministrja Mira Rakacolli informoi se harta e personave të prekurit është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Krujë me një person të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1041 persona, ku:

– 146 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 17 janë shëruar,

– 5 kanë vdekur,

– 72 persona janë të shtruar në spital,

– 4 prej tyre janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 83 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Durrës: 9 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  14 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  3 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 11 persona;

—Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 3 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person

— Në Krujë: 1 person.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme